Baba për herë të dytë, Martinezi shkëlqen edhe jashtë fushe
Lautaro Martinez e ka nisur këtë vit në mënyrën më të mirë të mundshme në aspektin personal, duke shënuar 7 gola në 8 ndeshje me Interin. Kampioni i botës po kalon një formë fantastike.
Por lajme të mira për të vijnë edhe jashtë fushe. Familja e Lautaro Martinez po zgjerohet. Partnerja e tij Agustina ndau dje një foto të familjes me një ekografi në dorë. Nina e vogël do të ketë një vëlla ose motër, pasi ajo është shtatzënë.
Lajmi për shtatzëninë e dytë të modeles argjentinase u zbulua pak kohë më parë nga një portal dhe asaj nuk i ka ardhur aspak mirë. Agustina shpjegon se si shkuan gjërat:
“Vetëm tani është e sigurt të them, doja që lajmi i shtatzanisë sime të dilte së pari nga ne dhe jo nga pjesëtarët e klinikës ku u vizitova, pasi atëherë isha vetëm 5 javë. E rëndësishme është që gjithçka po shkon mirë dhe tani ne mund ta ndajmë”, shpjegoi Agustina Gandolfo, partnerja e Lautaro Martinez, që do të bëhet baba për herë të dytë.
View this post on Instagram