BABADIMRI I LV-së, DORËLIRI UBO!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Sondazhet dhe shantazhet: Na duhen 500.000 vota për ta vazhduar dinamikën e reformave dhe, si patriotë të Banglladeshit që janë kërkojnë pavarësi të plotë nga Lista Serbe që udhëhiqet nga zemlaku i ZdraVVo Mimoza, mercenares së të gjitha qeverive që nga përfundimi i luftës e deri më sot që nuk i mungon as përvoja ndërkombëtare në Afrikë, te kolonel Gadafi. As operacioni më i sofistikuar plastik nuk do të kishte sukses t’ju lirojë nga skuqja në rast se pafytyrësisht kërkoni 500.000 vota për ta “fituar” lirinë nga Lista Serbe në kohën kur mercenarja, së fundi e Kurtit, sigurisht me urdhër të tij, mban të hapur 24 orë hot line politik me Radoiçiqin për ta siguruar përkrahjen kundër veteranëve të luftës, kundër UÇK-së, kundër rritjes së pagave sepse, në të kundërtën do të bie qeveria Kurti 2 dhe Radoiçiq nuk do ta përfundonte vilen e tij buzë Ujmanit. Një herë të poshtër, përjetësisht të poshtër edhe nëse i fitojnë 5.000.000 vota nuk do ta fitojnë lirinë nga Lista Serbe sepse, piten e kanë ngrënë por tepsia (hot line politik midis dy zemlakëve, mercenares ZdraVVo Mimoza dhe Radoiçiqit janë shndërruar në vepra të përjetshme të këtyre të pafytyrëve)! Mos harroni, lexues të nderuar se këto perversitete politike kanë ndodhur pasi Radoiçiq hyri në Listën e Zezë të Departamentit të Shtetit amerikan!!! Ajnshtajni thoshte se mençuria e ka një kufi kurse injoranca, poshtërsia dhe pafytyrësia nuk kanë asnjë kufi. Ku do të gjeni dëshmi më të mirë për këtë se thirrja për 500.000 vota për ta fituar lirinë nga Lista Serbe, në emër të patriotizmit, asnjëherë të dëshmuar shqiptar. Matrapazë, kontrabandistë flamujsh, mohues të bashkimit kombëtar, ringjallës të nostalgjisë jugosllave dhe karrieristë të pamoralshëm. Të paaftë të certifikuar. Hajdutë serikë. I patën mbi 50 për qind të votave, asnjë kundërshtim opozitar, kushte dhe mjedis përrallorë për të bërë punë të mira. 12 miliardë euro buxhet, përkrahje nga Sholci, Macroni, Anglia, nga Sleeping Joe në largim, nga gjyshi Dendias, gjaku politik dhe thuaja edhe kombëtar i Dejona Mihalit, nga Italia dhe, përmes Radoiçiqit edhe nga Serbia. Borrelli e sidomos Hovenieri, i dribluar keq nga Albini, e konsideronin si djalë të vetin politik. Mediat kryesore në Kosovë e ndihmuan Albinin të shkelë pragun e 50 përqindëshit dhe për këtë u shpërblyen rrastë, me para dhe poste, punësime të familjes së ngushtë, poste ambasadorësh për llaskucët siç ishte lehësi kurtian që vazhdon të njëjtën muzikë në Bruksel. Grante nga Peci i Albinit, analiza nga “prof. dr” Ramçe, me pare të Albinit, përkrahje nga antikombëtarët Taravari dhe Besnik Koqja, nga proserbi Abazoviq, nga rrogëtarët e Luginës, nga kryehajduti Berishaj i Malësisë së Madhe dhe, me një fjalë sofrën e kishin plotë “Bukë e Zemër”. Gjatë qeverisë Kurti 1 edhe faleshin dështimet shkaku i shkurtimit të dhunshëm, për mua të pamoralshëm të mandatit nga opozita e grenellizuar. Prandaj edhe kërkuan mandatin e dytë, prandaj edhe e kaluan 50 përqindëshin. Edhe atëherë Albini e përdori mashtrimin psikologjik “na duhen mbi 50 për qind për të marrë vendime, nën 50 për qind nuk marrim vendime..”. I morën votat me mashtrim, tash kërkojnë 500.000 vota për t’u liruar nga Lista Serbe!
Çfarë mashtrues që janë! Pa Listën Serbe nuk do të zgjidhej Sherife Osmani presidente e as qeveria Kurti 2. Pa LS-në e ZdraVVo Mimoza do të mbetej pa oksigjen politik për ta përfaqësuar Kurtin në marrëveshjet e ndyra kundër veteranëve të luftës dhe UÇK-së. Dhe shumë poshtërsi të tjera.
Sondazhi bëhet më 9 shkurt, këto të UBO-së janë shantazh: Thellësisht jam i bindur se asnjë parti nuk e arrin 40 përqindëshin e votave të përgjithshme, madje nëse nuk ndodhë diçka e paparashikueshme, 30 përqindëshi është shkalla më e lartë. Partia fituese nuk do ta përcaktojë formimin e qeverisë e as të koalicioneve përkundrazi, do t’i nënshtrohet partisë / partive jofituese. Nuk e besoj se partitë jofituese do të refuzojnë koalicion me LV-në (apo partia Louis Vitton, me para të shtetit), përkundër deklarimeve të forta. Nëse ndërkombëtarët nuk do ta luajnë rolin e ndrikullës gjatë lindjes së qeverisë së ardhshme. Unë nuk bëjë sondazhe por kam metodën time të analizës dhe rezultatet janë shumë të përafërta. LV-ja mund t’i i fitojë 47 për qind të votave vetëm nëse votojnë maksimalisht 650 – 700.000 votues dhe LV-ja fiton 350.000 vota. Votat e diasporës më nuk mund të peshkohen si më parë, janë mbyllur deri në një masë të durimit mundësitë e keqpërdorimit ndonëse analfabetja politike Shvarc bëri përpjekje për manipulim me vota dhe votues. Prandaj ka bërë spastrime etnike në ministrinë duke larguar shqiptarët dhe ata me përcaktim kombëtar dhe duke instaluar frymën dhe mendësinë jugosllave dhe antikombëtare. LV-ja për ekonomi nuk ka çka të flet, madje as me rrejtë nuk ka hapësirë, në politikën e jashtme është më keq se të udhëhiqej nga Daçiq, asnjë njohje, asnjë anëtarësim. Arsimi është i barazvlefshëm me analfabeten Nagavci sikur që shëndetësia është e grimosur sikur mashtruesi i pispillosur, Arben Vitia. Paramilitari Hekuran Murati është dhunuesi dhe vrasës i dytë i veteranëve të luftës dhe të UÇK-së. Rozeta Hajdari është një e paditur ekstreme dhe një viagër e korrupsionit. Komandant Pasuli i FSK-së, që nga koha kur flitej për zgjedhje të parakohshme, më shumë është sjel si kandidat për deputet i LV-së, se si ministër i mbrojtjes. Hajnrullah Çeku, me krenari dhe dinjitet vendosmërisht është besnik i emrit. Është teleban i nepotizmit dhe korrupsionit. Për pjesën tjetër të kabinetit, tjetër herë. Këtë mandat i kemi dy koalicione multietnike që besnikërisht ngjajnë me Boron dhe Ramizin, Mimoza me Millanin dhe Arbri me Radoicën, flasin si loçka, pinë dhe këndojnë bashkë sikur të një gjaku, me një fjalë atë që nuk e ka bërë bashkësia ndërkombëtare që nga përfundimi i luftës, me shumë investime materiale, e ka bërë interesi politik dhe lufta për pushtet! Jemi rast vërtet sui generis.
LV-ja përkatësisht Albin Kurti si armë për kuti të votimit do ta përdorë veriun e Kosovës përkatësisht sovranizimin e saj që e ushtron 100 për qind me polici. Për militant ky është ushqim i mjaftueshëm nga menyje e mastershefit Albin, që edhe ashtu e ka vetëm një ushqim, folklorin si ushqim, trushpërlarjen si oksigjen! Jam i bindur se pikërisht veriu është dështimi më i madh i Albinit, aty pas zgjedhjeve do t’i bëjë lëshimet më të mëdha! Ose këto lëshime do t’ia lë si trashëgimi qeverisë që nuk do të udhëhiqet nga Kurti. Argumenti tjetër për të fituar vota është urrejtja e madhe ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët vazhdimisht i fajëson për dështim të shtetit ndonëse ata ia sollën lirinë dhe ia krijuan shtetin, të mirat e të cilit maksimalisht po i përdorë dhe keqpërdorë.
Në Kuvendin e ardhshëm do të jenë LV-ja, dukshëm e dobësuar, LDK-ja, dukshëm e forcuar, PDK-ja mirë e forcuar, AAK-ja e rritur për së paku 2 për qind dhe, me gjasa të mëdha edhe Lista për Familjen. Për sa rriten këto parti, do të shembet LV-ja. Sondazhin e UBO-së e pritën me entuziazëm këta të LV-së, mendermethënë partisë Guxo dhe Alternativa ZdraVVo Mimoza. Në mungesë të oborrit mbretërorë, shumë deputetë të pushtetit por edhe të opozitës, që për një mandat të plotë luanin rolin e palaços, do të mbesin të papunë. Medet për ta!
E premtja me ters: Albin Kurti nuk e bënë hesap askënd, as Prokurorinë e Shtetit. E thirrën si dëshmitar për inxhe Rozafën, nuk shkoi. Urdhëroi prokurorët të vizatohen në zyrën e KM ku te dera i pret i biri i Ali Milicit të Serbisë, tash defaxhi i Kurtit. Albini është hajgarexhi i madh, ia kalon edhe Baster Kitonit. Kësaj të premte, para apo pas xhumasë, Albin Kurti do të shkojë në Prokurori. Ftesën e ka. Pastaj, e ka një ofertë e cila nuk mund refuzohet!