Babagjyshi i infektuar me Covid iu merr jetën 18 personave
27 dhjetor 2020
| 00:21
18 rezidentë në një azil pleqsh në Belgjikë humbën jetën nga koronavirusi dhe shumë të tjerë u infektuan pas vizitës së “Babagjyshit” që shënon festat e fundvitit.
Santa Claus dhe ndihmësit e tij dyshohet se infektuan 121 rezidentë dhe 36 anëtarë të stafit në qendrën e kujdesit për të moshuarit të Hemelrijck në qytetin e Antwerp.
Burri që kishte marrë në dorë të përfaqësonte personazhin më të dashur për festa akuzohet tashmë si “supershpërndarës” i virusit që ka pushtuar botën.
5 të moshuar të qendrës raportohet të kenë humbur jetën në vigjilje të Krishtlindjes ndërsa një tjetër vijon të jetë i lidhur me një aparat oksigjeni.