
Babai dhe djali nga Podujeva vdesin nga Covid-19
16 nëntor 2020
| 21:25
Isuf dhe Valon Rrahimi nga Podujeva kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.
Për këtë ka njoftuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, duke thënë se personat kanë vdekur brenda dy ditësh.
“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të dy anëtarëve të familjes Rrahimi nga Podujeva. Babë e bir, Isufi dhe Valoni, brenda dy ditësh, humbën betejën me Covid -19, nga ky virus i cili është shndërruar në armik vdekjeprurës”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Më këtë rast, Rudari i ka shprehur ngushëllime familjes Rrahimi dhe ka apeluar qytetarët e Podujevës që t’i përfillin masat mbrojtëse.