Babai dhe vëllai i Liridonës takojnë prokuroren: U informuam për rastin, na e lehtësoi dhimbjen
22 dhjetor 2023
| 12:47
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka bërë me dije se ka mbajtur një takim me prokuroren e rastit në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Sipas Ademajt, ai dhe babai i tij janë informuar për rastin e vrasjes së Liridonës.
“Sot mbajtëm takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe u informuam rreth rastit të vrasjes së Liridonës tonë, brenda kufijve që lejon ligji. Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë”, ka shkruar Leonardi në “Facebook”.