Babai i Agonit i ka dalë autobusit përpara në aeroport
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në emisionin Pressing të T7 ka thënë se babai i Agon Musliut, i cili ka ndërruar jetë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, pasi dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i konviktit, i ka daëi autobusit përpara që mos ta çojnë djalin e tij në karantinë.
Haziri ka thënë se babai i Agon Musliut i është lutur personalisht Hazirit të përpiqet që ta kthejë të riun në shtëpi.
“Babai i tij më ka thënë ‘të lutem mendohu si për djalin tënd ta kthesh Agonin në shtëpi’. Më ka thënë me lot në sy dhe kjo më ka mbajtur peng”, ka treguar një pjesë të rrëfimit Haziri.
“Unë kam fol me ambasadën dhe i kam treguar që është student, se është në listën për prioritete. Djali ka ardhë këtu. Më ka lajmëruar babai i tij se ai është në karantinë. Unë këtu i kam thënë se këtu përfundon puna ime”, ka thënë Haziri.
Më tutje, Haziri ka treguar se babi i tij i ka dalë autobusit në aeroport që ta ndalë djalin të mos shkojë në karantinë.
“Babai i tij ka thënë se është i shqetësuar për djalin e tij. Ai është munduar me çdo kusht, madje i ka dalë autobusit përpara fizikisht që ta ndalë autobusin”, ka thënë Haziri dhe ka shtuar se “të dielën më ka lajmëruar se nuk po e hap telefonin dhe nuk kemi komunikim”.
(B. D.: ‘Epoka e re’)