Babai i Arbër Hoxhës pozon me flamurin shqiptar dhe kroat: Të fitojë më i miri

19 qershor 2024 | 12:09

Tifozët kroatë dhe shqiptarë përqafohen, këndojnë dhe brohorasin së bashku në rrugët e Hamburgut.

Përshtypja është se po luajnë një ndeshje miqësore dhe jo ndeshje e cila është e një rëndësie vendimtare që të dyja kombëtaret të arrijnë në fazën e 1/16, shkruajnë mediet kroate.

Kroatët dhe shqiptarët po shoqërohen para ndeshjes, shumë prej tyre mbajnë flamujt e të dy vendeve dhe mes tyre ndodhet Ukë Hoxha, babai i lojtarit të Dinamos dhe përfaqësuesit shqiptar Arbër Hoxha, i cili mund të jetë në formacionin titullar në ndeshjen ndaj Kroacisë.

“Nuk e di nëse Arbëri do të fillojë nga minuta e parë. Kroacia është më i mirë në letër, por ndoshta mund të krijojmë një sensacion. Kush është më i miri le të fitojë”, thotë Ukë Hoxha.

Ai ka pozuar me flamurin kroat dhe shqiptar dhe buzëqesh i gëzuar teksa fotografohej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë në Lindjen e Largët të Rusisë ka dënuar…