Babai i Artim Jasharit me rrëfim të dhimbshëm: Djali i plagosur kërkoi ndihmë në një kafene por nuk ja hapën derën
Dje është shënuar 26 vjetori i rënies heroike të Artim Jasharit, i cili luftën e nisur nga Adem Jashari në Prekaz, e vazhdoi në Mitrovicë.
Artimi organizoi sulm ndaj policëve serbë duke i lënë 3 të vdekur e një të plagosur.
Ai u plagos gjatë këtij aksioni për të ndërruar jetë disa kohë në pas.
Babai i Artim Jasharit ka dhënë një rrëfim ekskluziv për Veriu.info ku ka thënë se djali i tij u tradhtua nga shokët e tij.
Ai po ashtu ka rrëfyer se si Artimi i plagosur ka kërkuar ndihmë në një kafenë porse të njëjtit nuk ja kanë hapur derën.
Pastaj njëri nga banorët e asaj pjese ka dalë për të parë Jasharin dhe ka kërkuar ndihmë nga mjeku me emrin Nura siç i referohet babai i Jasharit, porse ai nuk i ka dhënë ndihmë vetëm ka shkelur në gjakun e tij.
Rrëfimin e babait të Artim Jasharit mund ta dëgjoni: