Babai i Astrit Deharit nënshkruan peticionin për zgjedhje
02 qershor 2020
| 11:24
Peticionin “Duam Zgjedhje” të Vetëvendosjes qytetarët tani janë duke e nënshkruar edhe në formën fizike nëpër sheshet e qyteteve të Kosovës.
Ndër qytetarët që po kërkojnë zgjedhje të reja është edhe babai i Astrit Deharit, i cili e ka nënshkruar në tendën e sheshit të Prishtinës.
Valdrin Ahmeti nga Vetëvendosje ka publikuar fotografinë e tij duke njoftuar se tenda do të enjten e hapur deri në orën 18:00.
“Axha Avni Dehari sapo nënshkroi peticionin me kërkesë shpalljen e zgjedhjeve ne sheshin ‘Nena Terezë’. Jemi këtu deri ne ora 18:00. Ju mirëpresim ”, ka shkuar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.