Babai i Çiljeta Xhilagës humb betejën me koronavirusin
Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga duhet të realizonte një intervistë për emisionin e mëngjesit “Wake Up”, me Isli Islamin dhe Ori Nebijajn.
Mirëpo, këngëtarja nuk mundi të ishte e pranishme në emision për shkak të një problemi shëndetësor në familje. U mësua se babai i Çiljetës ishte infektuar me Covid-19 dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar, ndaj do të futej në intubim.
“Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e “Wake Up”-i, por këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin të sëmurë që është për intubim. Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit”, bëri të ditur Isli.
Fatkeqësisht, babai i këngëtares nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19.
Ciljeta nuk ka bërë ende asnjë deklaratë publike për këtë lajm të hidhur, ndërsa ka vendosur në foton e profilit të saj një fjongo të zezë, duke lënë të kuptohet se babai i saj nuk jeton më.
Vetëm pak ditë më parë, Ciljeta humbi një person të familjes, një nga figurat më të shquara të komunitetit shqiptar në SHBA, Skënder Xhilaga.
Çiljeta Xhilaga, ka pasur lidhje gjaku me të ndjerin. Këtë gjë e ka zbuluar vetë ajo në një postimi në Instagram, përmes së cilit i ka dhënë lamtumirën njeriut të afërt. Çiljeta ka ndarë fotografinë e një lajmi dhe përkrah ka shkruar:
“Lamtumirë, ke qenë shumë i shtrenjtë për ne! Xhaxh Skënder Xhilaga qofsh i Xhenetit”.