Babai i Dua Lipës promovon bukuritë e Shqipërisë, poston fotot nga Parku Kombëtar i Butrintit
10 shtator 2020
| 16:04
Familja e këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushime. Përmes postimtimeve në rrjetet sociale, babai, nëna, motra dhe i vëllai zbuluan pak ditë më parë se po e shijojnë në maksimum bukurinë e vendit tonë.
Ditën e sotme, Dukagjin Lipa, ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” disa fotografi nga jugu i Shqipërisë.
Dukagjini së bashku me bashkëshorten Anesën dhe dy fëmijët, Rinën dhe Gjinin kanë zbuluar se kanë vizituar Parkun Kombëtar të Butrintit. Duke ndarë fotot e pushimeve me me mijëra ndjekës të tyre, ata promovojnë kështu bukuritë e vendit tonë.
Si Dua Lipa ashtu edhe familja e saj, kanë një lidhje shumë të fortë me atdheun e tyre dhe gjithmonë tregojnë me krenari që janë shqiptarë.