Babai i Furyt: Tysoni ishte si një pulë e ngordhur në ring
18 shtator 2019
| 20:14
Babai i boksierit britanik Tyson Fury, John Fury, nuk ka mbetur aspak i kënaqur nga paraqitja në ring e djalit të tij në duelin e fundit.
Në Las Vegas, Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, mundi me vendim unanim të gjyqtarëve suedezin Otto Wallin. Gjithsesi, kjo sfidë ishte një hap pas për britanikun, që u dëmtua rëndë në vetull, çka u deshën edhe 47 qepje pas sfidës.
“Tyson duhet të shkarkojë të gjithë stafin e tij. Nuk e kisha parë kurrë më parë në këtë gjendje. Ishte si një pulë e ngordhur në ring në atë duel. Një paraqitje e dobët, aspak në lartësinë e tij. Nëse përballë do të kishte një boksier tjetër, më të fortë, do ta humbiste sfidën”, ka thënë John Fury, duke kritikuar djalin e tij, po ashtu edhe stafin e tij.