Babai i Granit Xhakës në Konventën e PDK-së: Jam shumë i lumtur nëse kryetari i ri punon si kryetarët e tjerë
Anëtari i PDK-së, Ragip Xhaka, babai i futbollistit, Granit Xhaka ka marrë fjalën në Konventën e kësaj partie, ku pritet zgjedhja e kryetarit të ri.
Xhaka thotë se do të jetë shumë i lumtur nëse kryetari i ri i PDK-së, do të punojnë si kryetarët e tjerë.
“Unë si antar prej fillimit Të PDK-së, jam shumë i lumtur nëse kryetari i ri i joni, punon si kryetarët e tjerë”, tha Xhaka.
Ndryshe, në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë.
Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi.
Ndërsa ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj dy ditë më parë përmes një konference për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e partisë./Express