Babai i Granit Xhakës proteston në Hagë: Gjykatës Speciale është e padrejtë
03 prill 2023
| 12:30
Mbështetja për krerët e UÇK-së është duke vazhduar edhe të hënën. Në Hagë është duke u mbajtur protesta e radhës në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Pjesë e protestës është edhe babai i futbollistit Granit Xhaka, Ragipi. Ai është shprehur se “këtu jemi para një gjykatë të padrejtë”.
“Sot këtu jemi për tu solidarizuar dhe përkrahur vëllezërit tanë. Jemi këtu para një gjykate të padrejtë për të ngritur zërin. Këtu po tentohet të gjykohen luftëtarët e lirisë. Këtu po tentohet të dënohet historia e lavdishme e Kosovës”, është deklaruar Xhaka.