Babai i Hashim Thaçit në gjendje të rëndë, Specialja nuk e lejon ta vizitojë

06 shkurt 2025 | 19:41

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po mbahet në paraburgim në Hagë nuk është lejuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që ta vizitojë babanë e tij të sëmurë në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Thaçit, Luka MIletiq.

“Babai i klientit tim, babai i Hashim Thaçit është shumë i sëmurë dhe është shtruar përsëri në spital. Ne kërkuam që Hashim Thaçi t’i lejohej një lirimi të shkurtër, nën mbikëqyrje, për ta vizituar atë për arsye humanitare. Zyra e Prokurorit të Posaçëm e kundërshtoi këtë kërkesë, dhe gjykatësit e refuzuan vizitën.”, ka shkruar MIletiq në rrjetin “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një…