Babai i Ilirit me lot në sy: Erdhi dhe demonstroi aftësitë e tij…
Fan Club – Emisioni i “Big Brother VIP Fan Club” erdhi shumë ndryshe mbrëmjen e djeshme. Në studion e madhe të “Big Brother VIP” ishin ish-banorët dhe erdhën edhe shumë persona që përfaqësonin dhe që ishin në mbështetje të katër finalistëve.
Në rastin e Ilirit, ka qenë babai i balerinit, i cili kishte vetëm fjalë të mira për djalin e tij. Ai u shpreh se Iliri ka ardhur me dëshirën e vet si pjesë e emisionit dhe se ka arritur të demonstrojë aftësitë e kapacitetin e tij.
“Me gjithë shpirt falenderoj ‘Big Brother’-in që na ftoi për të dhënë një konkluzion ose një mendim. Kjo dëshirë qenë dëshirë e Ilirit kryesisht. Donte të vinte veten e tij në provë, me persona VIP. Erdhi dhe demonstroi aftësitë e tij, kapacitetin e tij, vendosmërinë e tij dhe ndershmërinë e tij. Universale, këtë e theksoj. Ne prindërit, ju japim edukatë fëmijëve të kenë dashurinë për punë, për shoqërinë dhe për çdo gjë që e rrethon në jetë”, tha babai i Ilirit.
Në fund ai u përlot dhe tha se e ka marrë malli për të dhe ta përqafojë. “Unë kam pas dëshirën e madhe me pa djalin tim, me e kap me e puth”, tha i përlotur.
Babai i balerinit të njohur i falënderoi të gjithë ish-banorët për fjalët që thanë për Ilirin, si ato pozitive dhe ato negative.