Babai i Jozit flet për raportin e tij me Loredanën

24 mars 2025 | 11:28

Babai i Jozit, Pjetër Marku, ka komentuar lojën e djalit të tij në Big Brother VIP Albania, ku ka theksuar se fillimi i tij në shtëpi ka qenë më i ashpër dhe i gabuar, por që pas rikthimit, ai ka treguar anën më të sinqertë dhe të vërtetë.

Përmes një mesazhi në ‘Fan Club’, Marku gjithashtu ka komentuar edhe debatet e banorit me Rozanën dhe Gjestin.

Përveç kësaj, ai foli edhe për raportin e Jozit me Loredanën, që sipas tij dy banorët kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe si familje i mbështesin zgjedhjet e djalit të tyre.

“Do të doja të shikoja Jozin si lojtar dhe flirtet ndodhin dhe shkojnë në varësi të situatave brenda në shtëpi”, tha babai I Jozit.

Mesazhi i plotë i tij:

Përshëndetje Heidi!

Ju falenderoj përzemërsisht për ftesën. Në pamundësi për të dalë në ekran po ju dërgoj komentin tim pas kërkesës suaj për djalin tim Jozi. Me rikthimin e tij ai po tregon veten e tij të vërtetë. Loja e tij herën e parë ishte e ashpër dhe e gabuar.

Më kanë mbetur merak debatet e tij me Rozanën dhe situata me Gjestin, sepse doli në një kontekst të gabuar dhe na shqetësoi shumë.

Na pëlqejnë gricjet dhe shakatë që ka Jozi me Gjestin sepse i japin frymë shtëpisë. Përsa i përket Loredanës, ne mbështesim zgjedhjet e djalit tonë, por ne duam që ai të luajë lojën e tij.

Do të doja të shikoja Jozin si lojtar dhe flirtet ndodhin dhe shkojnë në varësi të situatave brenda në shtëpi. Ata kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe ne s’jemi aspak kundër që të njihen jashtë.

Për sa i përket prindërve të Loredanës, në i mirëkuptojmë për shqetësimet e mëparshme. Di të them që Jozi na ka bërë krenarë. Këshilla ime për të ka qenë ta shijojë ‘Big Brother’, pavarësisht si interpretohen gjërat.

Ju përshëndes!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drama mes ish-konkurrentëve të ‘BBVK’ po vazhdon edhe jashtë shtëpisë.…