Babai i këshilltarit të ministrit ka transportuar serbët në Koshare!
Goran Vasileviq, babai i Daniel Vasileviq, është një serb i Kosovës i fotografuar në shoqëri me Nebojsha Pavkoviq, Komandantin e Zonës së tretë të ish-ushtrisë jugosllave.
Serbë të lidhur me figura problematike kanë depërtuar thellë në Qeverinë e Kosovës.
Paparaci, ka siguruar dëshmi për veprime dekonstruktive kundër shtetit të Kosovës të një familjari të këshilltarit të ministrit Nenad Rashiq.
Goran Vasileviq, babai i Daniel Vasileviq, është një serb i Kosovës i fotografuar në shoqëri me Nebojsha Pavkoviq, Komandantin e Zonës së tretë të ish-ushtrisë jugosllave.
Daniel Vasileviq, djali i Goranit, është zyrtar në Qeverinë e Kosovës.
Ai është emëruar këshilltar për protokoll i ministrit Rashiq më 13 janar të këtij viti, kanë konfirmuar për Paparacin nga Zyra për Media e Ministrisë për Kthim dhe Komunitete.
“Në bazë të kërkesës tuaj ju informojmë se: z. Daniel Vasiljevic është emëruar këshilltar për protokoll i ministrit të MKK-së nga data 13.01.2023 dhe vazhdon edhe më tutje në këtë pozitë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për Kthim dhe Komunitete.
Daniel Vasileviq është qytetar serb i Kosovës. Ngjashëm edhe babai i tij, Gorani. Por, i ati dyshohet për aktivitete të paligjshme kundër shtetit të Kosovës.
Një fotografi të cilën e ka siguruar Paparaci, e shfaq Goran Vasileviqin në shoqërinë e Nebojsha Pavkoviqit, ish-komandatit të ushtrisë serbe, të dyshuar për krime lufte. Tribunali Ndërkombëtar i Hagës e kishte dënuar Pavkoviqin me 22 vjet burgim për krime lufte të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Në fotografi shihet edhe Dragan Vasiljeviq, alias kapetan DraganI. Ai ishte komandant i operacioneve gjatë luftës në Kroaci dhe Bosnjë-Hercevoginë.
Goran Vasileviq, i pari nga e majta dhe Nebojsha Pavkoviq, i pari nga ana e djathtë. Në mes është edhe Dragan Vasiljeviq, alias Kapetan Dragani, komandant i operacioneve gjatë luftës në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë.
Paparaci, po ashtu ka marrë vesh dhe ka siguruar dëshmi për implikimin e Vasileviqit në angazhime për një projekt film të financuar nga shteti serb kundër Kosovës.
Bëhet fjalë për një film propagandues, të financuar nga Ministria e Kulturës së Serbisë, për Betejën e Kosharës. Në këtë film, Ushtria Çlirimtare e Kosovës portretizohet si “terroriste”.
Sipas informatave dhe dëshmive me fotografi që ka siguruar Paparaci, Goran Vasileviq, i kishte bartur ekipin xhirues të filmit për në Koshare. Atje kishte realizuar një fotografi para bazës ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nenad Rashiq është emëruar ministër për Kthim dhe Komunitete më 1 dhjetor të vitit të kaluar, pas largimit të Listës Serbe nga institucionet.
Viteve të fundit Rashiq ka vepruar si politikan opozitar serb në Kosovë.
Para formimit të Listës Serbe më 2013 – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe pjesë e Qeverisë.