Babai i Lamine Yamal theret me thikë, përfundon në reanimacion
15 gusht 2024
| 08:55
Mounir Nasraoui, babai i yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, u godit me thikë mbrëmë në një parking në Mataró, siç raportohet nga Mayka Navarro në “La Vanguardia”. Babai i talentit 17-vjeçar, i cili këtë verë ka qenë një nga protagonistët kryesorë të kombëtares së Spanjës në Gjermani, është transferuar në spitalin “Can Ruti” në Badalona ku po rikuperohet mire pas plagës së marrë.
Pavarësisht ashpërsisë së goditjes, Mounir ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe situata është e qetë. Nëse evolucioni i babait të Lamine Yamal vazhdon të jetë pozitiv, ai pritet të dalë sot nag reanimacioni dhe të ndiqet nga mjekët në pavionet e spitalit. Lamine Yamal është në dijeni të gjendjes shëndetësore të babait të tij, por nuk pritet të shkojë në spital.