Babai i Meghan Markle kërcënohet me jetë

16 shtator 2018 | 15:45

Babai i Meghan Markle, Thomasi ka marrë “kërcënime me vdekje” nga një kriminel raporton “Daily Mail”.

74-vjeçari ka marrë një sërë kërcënimesh për jetën e tij nga Jose Sandoval, ish-i dashuri i një prej shoqeve të tij më të ngushta.

Sandovali është thënë së është duke e mbajtur nën presion ish të dashurën, Lori Davis, 38 vjeç dhe vajzën e saj 11-vjeçare, Jocelyn.

Raportohet se ai ka shkuar në shtëpinë e Markle në Rosarito Beach të Meksikës dhe i ka thënë: “Do të vras!” Por Sandoval i ka mohuar pretendimet.

Davisi është njohur me babain e Meghanit përmes një miku të përbashkët kur jetonin në të njëjtin komunitet. Ajo është akuzuar nga Jose se ishte e dashura Markle, pasi çifti ishte fotografuar në një restorant italian.

“Tomi ka qenë vetëm një mik që më ka mbështetur. Ai më ka qëndruar pranë mua dhe vajzës sime dhe më vjen keq që është përfshirë në këtë situatë të dhunshme dhe abuzive, ka thënë Davisi për “Daily Mail”.

“Ai është personi më i sinqertë dhe më i mirë që njoh dhe figura më e qëndrueshme mashkullore që vajza ime ka njohur ndonjëherë. Ish i dashuri im është i çmendur. Jose më ka kërcënuar se do të më vrasë mua dhe vajzën time dhe ka kërcënuar me jetë shumë herë Tomin”, ka thënë ai. /Ora News.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga top sulmuesit në botë, Zlatan Ibrahimoviq ka realizuar…