Babai i moshuar shikon trupin e djalit të vrarë në Kavajë, e vranë para syve të tij
Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Kavajë.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar mbi shtetasin A.G 48 vjet. Ai ishte në lokal së bashku me babain e tij.
Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen në Kajavë, duke thënë se dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.
Tutje, bëhet e ditur se po vazhdojnë hetimet në lidhje me këtë rast, shkruan Abcnews.al.
“Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit”.
“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje”, thuhet në raportin e policisë.