Babai i motrave Hadid ndahet nga modeluesja 32 vjet më e re
11 dhjetor 2019
| 11:18
Mohamed Hadid, babai i motrave Hadid, është sërish beqar. 71-vjeçari është ndarë nga e dashura e tij 32 vjet më e re, Shiva Safai.
Mediat e huaja shkruajnë se ata kanë rreth një vit që janë ndarë, por kishin preferuar të mos e bënin publike.
Thuhet se ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre për shkak se nuk po binin dakord për vazhdimësinë. Shiva kërkonte një fëmijë tjetër, ndërsa Mohamed nuk pajtohej pasi ai ka pesë fëmijë.