Babai i Naim Murselit: Me pasë ditë që e ka bo djali jem, isha hakmarrë vetë. Sot ai s’do të ishte gjallë
Babai i Naim Mureselit ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin e Nacional, Vullnet Krasniqi, në të cilën ka rrëfyer për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë para pak ditësh nga bashkëshorti i saj që dyshohet se pagoi vrasësit, ngjarje kjo që ka tronditur vendin.
“Unë diku rreth orës 8:20 por sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë media.“ – u shpreh ai.
I pyetur nga gazetari Krasniqi rreth momentit kur e kuptoi se djali i tij u akuzuar për porositje, ai tha se nuk kishte shumë informacione.
“Besoni, ju betohem… dikush kish pas informacione të ndryshme por unë me që kam qenë që i thojnë ‘kryeshnosh’, kurrë asnjë indikacion se kam ditë. U kry varrimi, jam ardh në shtëpi plotë me njerëz para pas t’u folë, qatëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsul tha ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova.”
“Dua me iu garantu një gjë, me pasë ditë unë që e ka bo djali jem, unë isha hakmarrë vetë unë me djalë tem atë ditë. Ai s’ish sot gjallë, se unë kam karakter, kam fytyrë, kurrë s’ishte me pasë ditë që e ka bo atë gjest”, u shpreh ai.
“Besoni as me Naimin as me avokat, s’kam komuniku mo, se Liridonen e kom dasht ma shumë se vajzat e mija.”
Babai i Naimit ka dhënë detaje se si është bastisur shtëpia e Naimit, e se si e kuptoi se djali i tij dyshohet të jetë organizatori.
“Jemi ulur në kolltuk së bashku, me një polic derisa po bastisej dhoma e Naimit. Ai më tha, ne kemi prova se Naimi është kryesi i veprës. Aty unë jom trondit. Me ma pas dhanë krejt botën nuk më kish shku mendja që djali im me pas bë atë gjest”, tha ai.