Babai i Rita Orës i kthehet zanatit të vjetër
23 qershor 2021
| 16:24
Babai i Ritës nuk harron rrënjët dhe zanatin që familja kishin për vite me radhë.
Këngëtarja shqiptare Rita Ora, për vite me radhë vazhdon të numërojë suksese të njëpasnjëshme në tregun e huaj.
Artistja dhe familja e saj njihen me mbiemrin Ora, po që origjinali i tij është Sahatçiu.
Familja e saj shquheshin si orëtarë, gjë që e shpjegon edhe mbiemrin e tyre, të cilin për të qenë më i kapshëm është ndërruar në Ora.
Zanatin që e ushtroi familja e Ritës ndër vite nuk e ka harruar babai i këngëtares, Besnik Sahatçiu, edhe pse ka vite që jeton në Londër.
Nëna e Ritës ka ndarë së fundi një fotografi në llogarinë e saj në Instaram, në të cilën shfaq bashkëshortin duke rregulluar orë.
“Orëndëreqës”, shkroi ajo në foton ku e etiketon Nikun.