Babai i Salas: Nuk mund ta besoj, jam i dërrmuar
Horacio Sala, babai i futbollistit të humbur, Emiliano, ka thënë se ishte i dëshpëruar, pas zbulimit të avionit “Piper PA-46” në thellësitë e kanalit anglez.
“Unë nuk mund ta besoj, jam i dërrmuar shpirtërisht e psikologjikisht. Gruaja ime, dy fëmijët e mi dhe disa miq të Emilianos janë atje. Sot nuk kam komunikuar dot me askënd. Kam folur çdo ditë me ta, por telefoni dhe ‘Ëhatsapp’ nuk po funksionojnë në atë zonë”, ka thënë Horacio për kanalin televiziv “Chronicle”.
Avioni i vogël u zbulua nga anija “FPV Morven”, e punësuar nga familja e lojtarit të zhdukur me gjithë pilotin, e financuar nga qindra donatorë. Konstatimi erdhi në ditën e parë të kërkimit të koordinuar midis kësaj anije private dhe një anije të Ministrisë Britanike të Mbrojtjes.