Babai i të dy dëshmorëve gjendet i vdekur në pusetë, rasti nën hetime
Prapa këtyre dyerve ka ndodhur një vdekje që po cilësohet e dyshimtë.
80 vjeçari nga Vushtrria me inicialet H.B dyshohet se është gjetur i vdekur nga gruaja e djalit të tij.
Familjarët e të ndjerit nuk pranuan të deklarohen para kamerës për këtë rast.
Por, T7 mëson se gruaja e djalit, vjehrrin e saj e gjeti të vdekur në oborr pasi që ai kishte provuar të rregullojë disa probleme që kishin me ujë.
Ndërkohë edhe vetë nipi i të ndjerit bëri me dije për televizionin se gjyshin e tij e kishte lëshuar zemra dhe se kjo ishte arsyeja e vdekjes së tij.
Ani pse familjarët thonë kështu, njëtë nuk thonë nga Policia e Kosovës.
Ata e kanë cilësuar këtë si vdekje të dyshimtë.
Avni Zahiti, zëdhënës në Policinë Rajonale të Mitrovicës tha se ky rast është cilësuar si vdekje e dyshimtë nga Prokurori dhe se është dërguar për hetim në ekspertizë.
80 vjeçari H.B ishte babai i dy dëshmorëve të cilët dhanë jetën në masakrën e 22 majit e për këtë arsye edhe rruga ku gjendet shtëpia mban këtë emër.