Babai i Thaçit mbështet Veselin për kryeministër
29 shtator 2019
| 00:14
Kandidati për kryeministër dhe lideri i PDK së, Kadri Veseli, e ka përmbyllur ditë e katërt të fushatës elektorale në Burojë të Skenderajt.
Ai në vendlindjen e presidentit Hashim Thaçi, është pritur nga një numër i madh i qytetarëve dhe nga babai i Thaçit.
Veseli ka thënë se sa herë e takon bacën Haxhi, merr nga ai mirësi dhe urtësi.
“Në Burojën mikpritëse, me miqtë e mi të përzemërt, ku ndjehem si në shtëpinë time. Sa herë që e takoj bacin Haxhi, marr gjithmonë nga ai shumë urtësi e mirësi”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/214842955357585/posts/1369881999853669/?sfnsn=mo