Babai i Triumf Rizës: Dënim i ulët për Sekiraqën, ai është vrasësi kryesor
03 maj 2024
| 14:24
“Kurrfarë vendimi. Dënim i ulët. Ky është vrasës kryesor. As Hitleri se ka vra kërkon, por ka qenë nxitës, njësoj edhe ky. Më të vlefshëm kriminelët se polici që është i shpallur hero në këtë Kosovën tonë”,
Kështu ka deklaruar babai i Triumf Rizës, Shefqeti, pasi Enver Sekiraqa është dënuar me 25 vjet burgim
Ai ka thënë se Sekiraqa është vrasësi kryesor i djalit të tij, duke theksuar se në Kosovë më të “vlefshëm janë kriminelët sesa policët”.
Ndryshe, sot Gjykata e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza. Sekiraqës i është ndërprerë edhe masa e arrestit shtëpiak. /Dukagjini