“Babai im është hero”- mesazhi prekës i djalit të Nexhat Demakut për babain që ndodhet në burg
26 shtator 2019
| 00:32
Djali i ish-kryetari të Drenasit, Nexhat Demaku ka bërë një dedikim prekës për babain e tij i cili gjendet në burg.
Eneo i cili prej disa kohësh është i ndarë me babain e tij, ndonëse është vetëm 6 vjeçar nuk po mund të pajtohet me këtë fakt.
Madje, ai ka bërë edhe një dedikim prekës për të atin duke e quajtur atë hero.
“Babi im është hero. Me dashuri Eneo”, është ky mesazhi i futur në kornizë që do t’i shkojë në burg Nexhat Demakut.
Kujtojmë se Nexhat Demaku është dënuar për krime lufte në rastin “Drenica”.
Në rastin “Drenica 2” të dënuar tjerë për krime lufte janë: Isni Thaçi me 6 vjet e 6 muaj burgim, Zeqir e Jahir Demaku me nga 6 vjet burgim, Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demaj me nga 3 vjet burgim./Magazina.al/