Babai im meritonte funeral të madh

16 mars 2020 | 11:24

Në varrezat monumentale në një rajon të Italisë, Don Alessandro veshi maskën dhe të afërmit, shumë pak në numër, janë në një distancë të sigurt.

Në varrezat monumentale prifti Don Alessandro kohët e fundit vendosi një maskë dhe të afërmit e të vdekurit qëndrojnë në një distance prej 1 metër.

Koronavirusi ka frikësuar dhe shqetësuar të gjithë ku askush nuk po përshëndetet, përqafohet, apo japin dorën.

E dhimbshme kjo në rastet e një funerali, ku askush nuk mund t’i ngushëllojë familjarët e tij apo t’ia bëjnë dhimbjen pak më të lehtë duke i shtrënguar dorën apo duke i dhuruar një përqafim.

Koronavirusi nuk ka mbyllur varrezat, është ligji i vetëm në fuqi sepse çdo ditë po vdesin njerëz. Tani ekziston vetëm një lutje e shpejtë dhe një numër i vogël njerëzish që i japin lamtumirën e fundit të vdekurit.

Kompanitë e varrimit kanë për detyrë t’i këshillojnë të afërmit e të ndjerit të mos lejojnë që shumë njerëz të marrin pjesë në varrim dhe të gjithë i respektojnë rregullat. Rreziku i infektimit shmanget duke hequr në mënyrë efektive ngushëllimet, mundësinë e qëndrimit të bashkuar në kujtesë dhe dhimbje.

Gjatë një ceremonie mortore një e ve shprehet se burri i saj ka dashur gjithmonë njerëz përreth dhe është e dhimbshme ta lësh këtu atë vetëm. “Shpresoj të më falësh”, shprehet ajo.

Djali i tij shprehet: “Ky nuk është funerali i babit. Ai meriton shumë më tepër. Kur të mbarojë të gjithë do të organizojmë një aheng të madh ku do t’i ftojmë të gjithë miqtë e tij dhe të gjithë do të qeshim së bashku ashtu si ai donte dhe ne mund të përqafohemi më në fund me njëri-tjetrin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka folur për…