“Babai më helmoi kur isha 4-vjeç, më dogji shtëpinë”, Sara Gjordeni rrëfen historinë tronditëse
Ish-banorja e Big Brother Vip, Sara Gjordeni, e cila u përjashtua nga realityshow për thyerje të rregullave ka rrëfyer historinë tronditëse të jetës së saj.
Gjatë një emisioni është shprehur se në moshën 4-vjeçare babai i saj e ka helmuar dhe ka tentuar ta rrëmbente.
Po ashtu ka treguar se i ati e kishte ndjekur dhe shantazhuar për vite me radhë madje iu kishte djegur dhe shtëpinë.
Ajo shprehet se prej asaj kohe nuk e ka parë më kurrë babain e saj.
“Tim atë nuk e kam takuar kurrë, nëna ime është larguar në emigracion 3 vjeç. Ndër kujtimet e mia të para si fëmijë ka qenë një skenë dhune që nuk e kam parë as në filma atë skenë. Nëna ime ka humbur veshkën atë natë. Ka që asaj dite probleme me zemrën. Ashtu ka shkuar mes malit për në Greqi.
Mami më kujtonte vetëm mua dhe ashtu e sapo operuar ka arritur gjallë në Greqi. Nuk kam qenë fëmijë i vetëm, nëna ime ka humbur 2 djem. Im atë është gjallë, por s’më ka kërkuar kurrë. Një herë që më ka kërkuar, më ka sjellë diçka që unë e kam konsumuar dhe për pak kam humbur jetën në moshën 4-vjeçare. Kjo tregon mos besimin tim te njerëzit. Nëse im atë ishte në gjendje ta bënte atë, çfarë të pres nga të tjerët.
Në moshën 16-vjeçare, për 4 vite me radhë me një llogari false jam shantazhuar, ofenduar kritikuar dhe imë më ishte gjykuar për mënyrën sesi më kishte rritur. Mora vesh që pas asaj llogarie ishte sërish im atë. Prandaj nga njerëzit kisha tërheqje. Ato gjëra lënë gjurmë.
Gjykata ka vendosur të qëndroja me nënën, ai ka reaguar shumë keq. Njëherë e kam parë, kam vrapuar, i kam thënë dajës po më ndjek ky xhaxhi. Mami kur është larguar, ka ardhur për herë të parë në ditën e parë të shkollës. Kur im atë i ka vendosur zjarrin shtëpisë kur jetoja humba të gjitha kukullat e mia”, tha Sara e përlotur./ CNA