Babai mitrovicas do t’ia dhurojë veshkën djalit, por i nevojiten 23 mijë euro
Berat Sefedini nga Mitrovica vuan nga një sëmundje e veshkës dhe operimi në Turqi po i kushton 23 mijë euro.
Baba i Beratit do t’a dhuroj veshkën e tij, por operimi për transplantimin e veshkës s’mund të kryhet në Kosovë, prandaj familjarët kërkojnë ndihmë për sigurimin e të hollave.
“Me zemër të thyer, ju lutemi që kushdo që ka mundësi të kontriboj sado pak, për ta shpëtuar vëllaun tonë”, thuhet në postimin e familjarit të tij.
Të dhënat për të ofruar ndihmë financiare i gjeni më poshtë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Të dashur qytetarë,
Nuk mund ta përshkruajmë me fjalë sa të vështirë e kemi ta bëjmë këtë thirrje publike, por nuk kemi rrugë tjetër, për ta shpëtuar vëllaun tonë Beratin i cili po përballet me një sëmundje të rëndë.
Vëllau ynë i dashtun Berati, 35 vjeçar, vuan nga një sëmundje e veshkës. Baba i Beratit do t’a dhuroj veshkën e tij për të birin, por operimi për transplantimin e veshkës duhet të kryhet në Turqi pasi që nuk mund të kryhet në Kosovë.
Çmimini operacionit është 23 000€, të cilën ne si familjarë nuk kemi mundësi ta mbulojmë.
Prandaj, me zemër të thyer, ju lutemi që kushdo që ka mundësi të kontriboj sado pak, për ta shpëtuar vëllaun tonë.
E dijmë se ne sdo të mund tua kthejmë kurrë por do të lutemi gjithë jetën tonë që All-llahu t’ua shpërblej me të mirat e tij kontributin tuaj.
Secilin donacion mund ta dërgoni në të dhënat e bashkangjithura më poshtë.
XK051305003600572811 – BPB
Nga thellësia e shpirtit, FALEMINDERIT!