Babai nga Suhareka e bën vajzën për spital
28 tetor 2020
| 08:52
Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Suharekë, meqenëse i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e vet. Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë me dije se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.
“Suharekë 27.10.2020-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.