Babai nuk pagoi 113 dollarë, përdhunohet dhe vritet 2-vjeçarja
Një vajzë dyvjeçare është mbytur në Indi pasi babai i saj dyshohet se nuk ka paguar shumën prej 113 dollarë. Vajza Hindu u zhduk nga shtëpia e familjes së saj në rrethin Aligarh, në Indinë veriore, më 30 maj përpara se trupi i saj i dekompozuar të gjendej në një depo plehrash më 2 qershor.
“Dy burra myslimanë kanë rrëfyer për kryerjen e krimit”, tha policia, duke ndezur tensionet racore në rajon.
Qindra policë janë angazhuar për të ruajtur rendin dhe interneti është i kufizuar në këtë zonë, në një përpjekje për të ruajtur paqen.
Dy persona të tjerë – të afërm të atyre që kanë pranuar krimin – janë arrestuar dhe akuzuar për ndihmën e shkatërrimit të trupit.
Qentë endacakë hëngrën pjesë të trupit të vajzës së hedhur në depon e plehrave ka shkaktuar zemërim në mesin e banorëve vendas.
Dyshohet se vajza përpara se të vritej është përdhunuar dhe kjo ka shtuar edhe më tej zemërimin. Policia thotë se nuk ka prova të sulmit seksual, por dy nga të dyshuarit janë arrestuar nën aktin e veprave seksuale dhe mostrat e ADN-së nga trupi i vajzës janë dërguar për testim./tch/