Babai plagos vajzën në Lushnjë, më pas vret vetën

19 maj 2024 | 16:50

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur  në Lushnjë. Babai ka plagosur vajzën e tij me armë gjahu pas një konflikti të çastit , e pastaj ka mbytur edhe vetën.

Sipas Policisë së Shtetit, vajza ndodhet në Spitalin e Lushnjës duke marr trajtim dhe është në gjendje të rëndë, përcjell Klankosova.tv.

“Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se  ka vrarë veten. Shtetasja, ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rubin Kazan është mposhtur 3:1 në udhëtim nga Spartak Moscoë…