
Babai që i mbante dorën vajzës e varrosi atë, dëshiron që e gjithë bota ta sheh trishtimin e tij
Ata varrosën vajzën e vogël fatkeqe: babai i mbajti dorën pa ngushëllim dhe u ul në të ftohtë. “Filmoni fëmijën tim” – i tha Mesut Altanit, gazetarit i cili mbërriti në vendngjarje nga Ankaraja. Hancer donte që e gjithë bota ta shihte trishtimin e tij. Mesut Hancer u përpoq ta ngushëllonte dhe inkurajonte vajzën e tij 15-vjeçare Irmak ndërsa ajo vdiq nën rrënojat e një ndërtese në Kahramanmaras.
Ai i mbajti dorën për një kohë të gjatë vajzës fatkeqe, por fatkeqësisht ajo ndërroi jetë dhe ajo foto e realizuar nga fotografi i AFP-së, Adem Altan bëri xhiron e botës.
“Ndërsa po xhiroja, thosha vazhdimisht me vete, ‘sa dhimbje e madhe është’. Nuk mund ta ndaloja veten të qaja. Mbeta pa fjalë” – tha Altan, fotoja e të cilit përfundoi në kopertina të shumta në mbarë botën.
Ai shtoi se Hancer kishte vështirësi në të folur dhe se nuk mund të fliste shumë me të.
Trupi i fatkeqës Imrak u nxor nga rrënojat dhe gazetarët gjermanë të Bild-it fotografuan babain e pangushëllueshëm në varrin e së bijës.



