Babai që mbeti i vetëm: “O shpijen pe majshin gratë”
Vesel Kalanica, 70 vjeç, nga fshati Dremjak i Shtimes, mbeti i vetëm pas vdekjes së gruas së tij.
Një jetë e mbushur me kujtime e sakrifica, por sot, ajo që i mungon më shumë është prania e familjes.
Fëmijët e tij jetojnë jashtë vendit dhe ai ka mbetur i vetëm në shtëpinë që dikur gumëzhinte nga zërat e tyre.
“Shpijen e majshin gratë,” thotë Veseli me lot në sy, duke kujtuar me mall të madh gruan e tij të ndjerë. Ajo ishte zemra dhe shpirti i familjes, dhe pa të, çdo ditë për të është një sfidë e re.
I rrethuar nga qetësia dhe vetmia, Veseli ndan historinë e tij të dhimbshme të humbjes dhe izolimit, një realitet që shumë të moshuar në Kosovë po e përjetojnë, me fëmijët që për një jetë më të mirë kanë marrë rrugën e mërgimit.
Se cili është rrëfimi i tij, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.