Babanë e “Brexit” e lajnë me milkshake
Politikani i ekstremit të djathtë, i njohur ndryshe si babai i “Brexit”, Nigel Farage është sulmuar gjatë një vizite në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e korrikut, në qytezën e Clacton.
Një vajzë 25-vjeccare ka hedhur milkshake në drejtim të Farage teksa ai dhe stafi i tij po largoheshin nga një bar-kafe. Farage, i shoqëruar edhe nga sigurimi i tij, po dilte nga kafeneja dhe aty e priste e reja, që ia zbrazi shishen në fytyrë.
Politikani kontrovers nuk u tremb aspak por thjesht fshiu sytë dhe vazhdoi të lëvizte, ndërsa 25-vjeçarja u arrestua nga policia.
Pak orë pas sulmit, Farage reagoi duke qëndruar përpara autobusit të partisë së tij, me një milkshake me banane në dorë dhe pozoi para kamerave, duke u thënë gazetarëve: “Milkshake im sjell të gjithë njerëzit në miting”.
Kjo ishte një referencë për hitin R&B të vitit 2003 nga Kelis me tekstin popullor: “Milkshake im i sjell të gjithë djemtë në oborr“.
Pavarësisht mikpritjes që la për të dëshiruar në Clacton, Farage e cilësoi qytetin si më patriotiku në Britaninë e Madhe.
Moment Nigel Farage is splattered with milkshake as he launches campaign pic.twitter.com/87YkADFpbC
— Daily Mail Online (@MailOnline) June 4, 2024