Babë e bijë shqiptarë zgjedhen deputetë në Zvicër
Nga zgjedhjet e zhvilluara në Zvicër më datë 7 mars, ishin të shumtë shqiptarët që kandiduan për deputetë kantonalë dhe disa prej tyre edhe fituan.
Për Kuvendin e Belmont-Broye, komunë kjo e madhe në Kantonin Fribourg, kandiduan edhe babë e bijë me prejardhje nga Tërrnoci i Bujanocit, Ismail Ismaili dhe Valentinë Xheladini dhe fituan mandate tëdytë këta.
Ismail Ismaili dhe Valentinë (Ismaili) Xheladini, garuan së bashku dhe tashmë të dy do të jenë përfaqësues në Kuvend dhe do të angazhohen për përfshirjen e bashkëkombësve në politik bërjen e shtetit helvetik si dhe në vendimmarrje.
Ismaili u rizgjodh nga zviceranët dhe të tjerët me drejt vote edhe për 4 vitet e ardhshme si kandidat i Listës së Partisë Socialiste Zvicerane për këtë regjion.
Valentina për herë të parë garoi në zgjedhje dhe arriti të zgjedhet deputete në Kuvend dhe të bëhet pjesë aktive në jetën politike të Kantonit Fribourg.