![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/02/termet-1.png)
Babë e bijë shpëtohen pas 132 orësh nën rrënoja
11 shkurt 2023
| 22:24
Ekipet e shpëtimit në Gaziantep të Turqisë shpëtuan sot Sezai Karabas dhe vajzën e tij Shengul Karabas pas 132 orësh përpjekjesh shpëtimi.
Në një video të publikuar nga CNN Turkey, babai mund të dëgjohet duke iu lutur shpëtimtarëve për të kërkuar gruan e tij, e cila ai beson se është ende gjallë dhe e bllokuar në rrënoja.
Në provincën e Hataj, një ekip shpëtimi gjeti një 34-vjeçar, Ergin Guzeldogan, 132 orë pas tërmetit.