Babë e bijë vriten me armë zjarri në Prizren

15 dhjetor 2020 | 21:28

Dy trupa të pajetë janë gjetur mbrëmjen e së martës në Prizren, të cilët  janë vrarë me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se dy viktimat kanë lidhje familjare, janë babë e bijë.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala.

“Bëhet fjalë për dy viktima, në një shtëpi, dyshohet se janë të vrarë nga arma e zjarrit, dyshohet se njëri nga viktimat është zyrtarë policor. Po ashtu dyshohet se viktimat kanë lidhje familjare, janë babë e bijë. Për më tepër se çfarë ka ndodhur në nuk kemi informacione. Prokurori i rastit së bashku me Policinë e Kosovës dhe njësitë tjera relevante janë dalur në vendin e ngjarjes për ta konstatuar dhe zbardhur rastin”, tha Shala për Telegrafin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se asnjë parti…