Babë e bir braktisin PDK-në për AAK-në
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Klinë, Enver Berisha zyrtarizoi dy javë më parë rikthimin e tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Në pritjen që i bëri lideri Ramush Haradinaj, ish-asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës konfirmoi rikthimin e tij në AAK, raporton Paparaci.
Ish-nënkryetari i PDK-së, Dega në Klinë, u emërua drejtor i Financave në Komunën e Klinën që qeveriset nga Zenun Elezaj.
Dy javë më pas, vendim të ngjashëm sikurse babai i tij ka marrë edhe Bledar Berisha, po ashtu asamblist në Kuvendin Komuna të Klinës.
Nga sot, Bledar Berisha është bërë pjesë e grupit të asamblistëve të AAK-së në Klinë.
Enver Berisha edhe më herët ka qenë pjesë e AAK-së, por iu kishte bashkuar PDK-së, në kohën kur kryetar i komunës ishte Sokol Bashota.