Babë e bir në Gjakovë kapen për çelësat e veturës, përfundojnë të dy në Polici

09 mars 2025 | 13:01

Rastet e dhunës në familjet kosovare veç po rriten dhe viktimat kryesisht janë gratë. Por, jo rrallëherë ndodhë që edhe fëmijët të kapen me prindërit e tyre dhe për pasojë përfundojnë në Polici. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Gjakovë.

Siç merr vesh Sinjali, të dyshuarit këtë herë janë babë e bir, të cilët janë kapur me njëri – tjetrin pas një konflikti verbal.

Sherri që plasi në banesën e tyre dyshohet se eskaloi me ofendime e britma pas konfliktit mes tyre për çelësat e veturës.

Rasti u denoncua në Polici dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ku si rezultat të njëjtit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tyre, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shumë aeroporte të Gjermanisë do të ketë ditën e…