Baca Adem, Glauk Bin Sherifi i vizitoi të syrgjynosurit e Hagës, tash pritet që edhe Albin Bin Zaimi t’i vizitojë ata që e sollën lirinë

01 dhjetor 2022 | 12:06

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA


Baca Adem, ata që e sollën lirinë sot janë në Burgun e Hagës.

Ata që e bënë shtetin, kështu si është po mbahen si pengje në Burgun e Hagës për kënaqësi të disa partive dhe politikanëve që janë në pushtet dhe opozitë!

Patriotët e vërtetë sot në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Luginë, Mal të Zi dhe në diasporë i kanë tri pika referuese për pelegrinazh; Vlorën në Shqipëri, Prekazin në Kosovë dhe Burgun në Hagë. Patriotët në Kosovë sot janë pakicë absolute, minoritet, me një fjalë. Jemi shndërruar thuaja në jashtëtokësorë, ashtu na konsiderojnë disa në pushtet dhe në opozitë!

Na kërcënojnë pse ende jemi shqiptarë dhe nuk e pranojmë një krijesë parapolitike si janë kosovarët! Adem Demaçin mundohen ta varrosin shtatë pashë nën dhe kurse Adem Jasharin e përdorin si joker kur kanë nevoja politike për marrje të pushtetit. Thonë se ishte koha për një president nga familja Jashari kurse e zgjedhin Vojsa Osmanin.

Ani, flitet se Vojsa Osmani është nga trungu i Adem Jasharit, dikund brezi i 137 –ë, sikur që jam unë me Ernest Heminguejn! Prej politikanëve madhorë, burrështetasit e burgosur në Hagë janë vizituar, kryesisht nga ish – politikanë të rangut të lartë nga Kosova, Shqipëria dhe viset tjera shqiptare. Një pjesë e tyre e kishin vizituar edhe Zelenskin në Ukrainë.

Nga aktualët në Kosovë, vetëm Glauk Bin Sherif i vizitoi të syrgjynosurit e Hagës pas së cilës e shkrepi një plumb kundër Gjykatës por se duket ka harruar ta rimbushë armën, i ka mbetur vetëm si trofe i një vizite të paralajmëruar, për t’i hapur rrugë vizitës së Albin bin Zaimit. Duket se, më në fund edhe Albin Bin Zaim do t’i vizitojë pengjet e Hagës dhe, sipas informatave që i kam edhe pengjet e Hagës do të mirëpresin këtë vizitë.!

Dhe këtu merr fund burrëria!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari britanik Piers Morgan komentoi raportimet se ish-sulmuesi i Manchester…