‘Baca Adem, respekti dhe përulja e shqiptarëve për ty do të ekzistojë aq sa do të jetë njerëzimi’
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, duke kujtuar Epopenë e UÇK-së ka thënë se datat 5, 6 dhe 7 mars na përkujtojnë çdo herë se atdheu e liria nuk kanë çmim, se për to jepet gjithçka.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se familja Jashari është shembulli më i mirë që na tregon se kjo tokë, nuk jepet, nuk falet, nuk shitet dhe nuk shkëmbehet.
Postimi i plotë i tij:
Datat 5, 6 dhe 7 mars na përkujtojnë çdo herë se se atdheu e liria nuk kanë çmim, se për to jepet gjithçka.
Familja Jashari është shembulli më i mirë që na tregon se kjo tokë, nuk jepet, nuk falet, nuk shitet dhe nuk shkëmbehet.
Respekt dhe përulje para veprës së familjes Jashari, veprës më madhore që njeh historia shqiptare.
Baca Adem, respekti dhe përulja e shqiptarëve për ty do të ekzistojë aq sa do të jetë njerëzimi!