Baca Jakup ishte frymëzim për pjesëtarët e UÇK-së për ta vazhduar rrugën për liri
Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka reaguar për bastisjen që është duke bërë policia e EULEX-it në shtëpinë e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se kur përmendet emëri i Jakup Krasniqit, fjala liri është sinonim i këtij emëri, raporton “Epoka e re”.
“Baca Jakup është një nga të paktët që sakrifikoi lirinë e tij jetësore për të pasur lirinë e një populli të tërë sepse në vitet 1981 deri më 1991 burgoset për arsye politike nga pushtuesi serb, ai ishte frymëzimi dhe motivi për secilin prej nesh si pjesëtarë të UÇK-së për të vazhduar rrugën e duhur për liri dhe pavarësi nga agresori serb”,.
“Sot, të gjithë ata që e njohin bacin Jakup e dinë se puna dhe veprat e tij për të cilat ndiqet edhe sot janë padrejtësia më e madhe që mund t’i bëhet dikujt që ishte shembull dhe frymëzim për çdo ushtar të UÇK-së”, ka shkruar Shala.