Bacaliajt e Kjevës mbështesin fuqishëm Enver Hotin
04 shtator 2019
| 13:23
Ish-deputetit i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, ka takuar përfaqësuesit e lagjes Bacaliaj të fshatit Kjevë, me ç’rast u ka shpalosur disa nga projektet e Nismës për këtë fshat, si dhe zotimet e liderit të tij, Fatmir Limaj.
Hoti ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se Nisma është e vetmja rrugë e suksesit.
Postimi i tij i plotë:
Ju faleminderit lagja e Bacalive për pritjen!
Takim me bashkëvendës të lagjes së Bacalive, me të cilët trajtuam shumë tema në interes të lagjes dhe Kjevës.
U zotuam të ecim bashkë në fuqizimin e Nismës si e vetmja rrugë e suksesit.
Nisma me kryeministër z.Limaj, do të realizojë zotimet për të përmbushur pritjet e qytetarëve të Kjevës.
Na priftë e mbara!