Bacca, afër kalimit në MLS

05 mars 2020 | 10:59

E ardhmja e sulmuesit Carlos Bacca mund të jetë në MLS. Futbollisti kolumbian nuk po gjen shumë hapësira te Villarreali dhe transferimi në janar i Paco Alcacer është një sinjal i qartë që ish-lojtari i Milanit nuk është më zgjedhja e parë e trajnerit Javi Calleja.

33-vjeçari pëlqehet nga Atlanta United, që është gati të bëjë një ofertë në drejtim të tij.

Bacca ka luajtur vetëm në 12 takime këtë sezon në La Liga, ndërkohë që ka arritur të shënojë një gol. Kontrata e tij me “nëndetësen e verdhë” përfundon në qershor të vitit 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy të dyshuar janë arrestuar dje në lokacione të ndryshme…