Bach: Të sigurta janë Lojërat Olimpike

23 korrik 2021 | 12:10

Para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, u shpreh se 85% e sportistëve pjesëmarrës në Olimpiadë janë të vaksinuar.

Numri 1 i olimpizmit ka thënë se janë marrë të gjitha masat anti-Covid që kjo Olimpiadë të shkojë sa më mbarë, duke garantuar për sigurinë e sportistëve. Gjithsesi, numri i rasteve me koronavirus ka qenë i lartë, 109 persona deri më tani.

Janë të shumtë sportistët apo staf që kanë dalë pozitiv pas testeve të kryera në aeroport apo gjatë qëndrimit në Fshatin Olimpik. Të gjithë kanë hyrë në karantinë, por ka pasur edhe të izoluar provizorë, që kanë pasur kontakt me personat e infektuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se…