Michelle Bachelet emërohet komisionare e lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteress, ka caktuar ish-presidenten kiliane, Michelle Bachelet për komisionar të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, transmeton “AP”.
Lajmi është bërë i ditur për diplomatët nga zëvendës sekretarja e përgjithshme, Amina Mohamed.
Shërbimi i shtypit i OKB-së tha se nuk mund të konfirmonin këtë informacion, por emri i shefit të ri është dërguar në Asamblenë e Përgjithshme.
Michelle Bachelet ishte presidente e Kilit në dy mandate, nga 2006-2010 dhe 2014-2018.
Ndërkohë, ajo ka punuar si kreu i parë i agjencisë së OKB-së për barazi gjinore.
Në pozitën e komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, ajo duhet të zëvendësojë jordanezin Zeid Raad el Hussein, mandati i të cilit skadon më 31 gusht.